Ministri i Jashtëm libanez Adnan Mansour tha se shteti i tij ka nevojë për 180 milionë dollarë, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e refugjatëve sirianë.
Duke folur për shtypin në kryeqytetin libanez të Beirutit, Mansour tha se ata kishin nevojë për të paktën 180 milionë dollarë në mënyrë që të plotësojnë nevojat, strehimin, ushqimin dhe shërbimet shëndetësore të refugjatëve sirianë.
"Ne kërkojmë ndihmë. Ne shpresojmë se vendet arabe do të sigurojnë 180 milionë dollarë", tha gjithashtu Mansour.
Ministrat e jashtëm arabë do të mblidhet në Kajro të dielën me kërkesë Libanit, ku temë diskutimi do të jetë gjendja humantiare në Siri.
/mesazhi/