Bëje shtëpinë vend ku përmendet Zoti
Profeti Muhammed alejhi selam ? thotë:
"Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet All-llahu dhe shtëpisë, në të cilën nuk përmendet All-llahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit". Tra. Muslimi
Pra, medoemos duhet bërë shtëpinë vend ku përmendet All-llahu, pa marrë parasysh llojin e dhikrit, qoftë dhikër me zemër, me gjuhë, ose falje e namazeve, lexim i Kur'anit, përkujtim i lëndëve të sheriatit ose lexim i librave të ndryshëm.
Sot, sipas hadithit të lartëpërmendur, shumë shtëpi të muslimanëve janë të vdekura, ngase ne to nuk përmendet All-llahu. Përkundrazi, në shtëpitë e muslimanëve sot, degjohet muzika (zëri i shejtanit), të marrurit nëpër gojë, shpifja, përgojimi etj! Shtëpitë tona janë përplot mëkate, siç është përzierja e burrave me gratë, ecja pa mbulese para farefisit që nuk është mahrem, ose para komshive etj.
A thua vallë si mund të hyjnë melekët në këto shtëpi!?