Pas Çikagos, fushata "My Jihad" (Xhihadi im) filloi edhe në San San Francisko
Organizatorët e fushatës "My Jihad" në San Francisko synojnë ndryshimin e perceptimit publik të fjalës "xhihad", e cila është shtrembëruar nga disa muslimanë dhe anti-muslimanë.
Aktivisti politik, 36-vjeçari Rehab Ahmed, në dhjetor të vitit të kaluar filloi fushatën në Çikago, duke e zgjeruar atë edhe në San Francisko.
Rehab, i cili kryeson zyrën e Këshillit mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame Chicago, thotë se fushata "My Jihad"(Xhihadi im), përcakton xhihadin si një luftë personale në shumë fusha të jetës, njëherit synon nxitje të debatit rreth kësaj fjale, e cila është bërë sinonim i luftërave të armatosura dhe "terrorizmit".
Reklamat “MyJihad”, ku shfaqen fotografitë e meshkujve të rinj dhe femrave të mbuluara janë vendosur në autobusët e qytetit. Në to shkruan "Xhihadi im është që të ndërtoj miqësi, çfarë është xhihadi juaj?" dhe "Xhihadi im është që të qëndroj i aftë, pavarësisht orarit tim të ngarkuar, çfarë është xhihadi juaj?"
Organizatorët e kësaj fushate kanë hapur faqen e tyre të internetit, dhe profilet e tyre në rrjetet sociale si 'Facebook' dhe 'Twiter'.
Fushata të ngjashme janë planifikuar të organizohen edhe nëpër qytetet tjera të SHBA-ve.