Një avion pasagjerësh u rrëzua të martën në Kazakistan, ku janë vrarë 20 persona, thanë zyrtarët vendas.
Ngjarja ndodhi në qytetin Almaty, dhe besohet se shkas i rrëzimit të avionit ishte mjegulla e madhe që kishte shkaktuar dukshmëri të kufizuar.
Një deklaratë thuhet se 15 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ishin në avion.
Detajet mbi aksidentin ishin të pakta, duke përfshirë edhe llojin e avionit.
Ky është aksidenti i dytë i madh në kohët e fundit në Kazakistan. Në dhjetor, 27 njerëz kanë vdekur kur një aeroplan An-72 u rrëzua në afërsi të qytetit jugor të Shymkentit.
/mesazhi/