Avioni i telekomanduar Sekret i CIA-s ka bazën në Arabinë Saudite, raportoi Uashington Post. Vendndodhja e Bazës sekrete, është zbuluar të martën nga disa agjenci të lajmeve, pasi kjo gjë është mbajtur sekret më shumë se një vit, me kërkesën e zyrtarëve të administratës Obama. Një gjë tashmë është e sigurt, sulmet në Jemen janë kryer përmes këtij aeroplani të telekomanduar. Mediat amerikane kishin informacion për ekzistencën e kësaj baze, e cila u ndërtua midis viteve 2009-11, por vendosën që të mos raportonin me kërkesë të Uashingtonit. Zbulimi i bazës përbën një lajm veçanërisht të sikletshëm për Mbretin Abdullah, i cili është zotuar se do të qëndrojë neutral karshi krizave të njëpasnjëshme në Lindjen e Mesme.[justify]