Rajoni i Nexhranit, në Arabinë Saudite, është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, me shira të rrëmbyeshëm. Ujërat e shiut kanë vërshuar në rrugët e qytetit Nexhran, duke krijuar kaos. Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje qytetarëve që në raste të tilla, të qëndrojnë në vende të larta, për të mos rrezikuar jetën.
Qendra të shumta meteorologjike botërore, kanë paralajmëruar shira të shumtë në rajonin e Arabisë Saudite, të cilat do të fillojnë të enjten dhe do të zgjasin deri në fundjavë. /ardhmeriaonline/