Shefi i NATO-s Anders Fog Rasmusen tha se NATO do të ndërhyjë kundër Sirisë, vetëm nëse Turqia do të sulmohet nga ushtria e Bashar Al Asadit. Ai shprehu keqardhje për gjendjen e civilëve në dhe jashtë Sirisë, por tha se intervenimi atje nuk do të bëhet. Ai sqaroi arsyet pse NATO-ja nuk po ndërhyn, duke thënë se OKB-ja, gjegjësisht Rusia ka hedhur poshtë konventat mbi vendosjen e paqes në vend. Një tjetër arsye sipas tij është mungesa e ftesës nga opozita siriane, e cila nuk ka kerkuar nderhyrjen ushtarake të bashkësisë ndërkombetare Rasmusen tha se ndërhyrja ushtarake mund t’i përkeqesoje gjerat. Në anën tjetër ai theksoi se i vetmi rast kur NATO do të konsideroj ndërhyrjen është sulmi eventual ndaj Turqisë. NATO vendosi raketat "Patriot" në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, menjëherë pasi predhat dhe mortajat e Asadit sulmuan disa fshatra turke.[justify]