I deleguari special i kombeve të bashkuara Lahdar Ibrahimi, në përfundim të vizitës së tij në Bejrut ka njoftuar për rrezikun në të cilen gjendet Siria duke thënë, `` Kriza në Siri nuk guxon të mbetet brenda kufirit të saj përgjithmonë, atë ose duhet rregulluar ose nëse zgjatë më shumë do të shkatërroj të njomë dhe të thatë``.
Këto fjalë Ibrahimi i tha gjatë rrethit të bisedimeve të tija me treshën, dhe kërkoi të arrihet një armëpushim sidomos në këto ditë të festës së Kurban Bajramit, nga përleshjet e ashpra qysh prej 20 muajve.
Por gazetari Raxhih Huri në raportin e tij ka thënë se Ibrahimi nuk ka sjellur asgjë të re, dhe për këtë arsye, kriza e Siris ka arritur edhe në vendet fqinje si në Liban, Jordan e Turqi. Mesazhi/.Sh.Hulaj