rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Dhjete shkaqet se si te arrihet kenaqesia e Allahut xheleshanuhu | |
1.Të lexuarit e Kur'anit duke menduar dhe duke kuptuar domethënien e Tij. Të kuptuarit e mësimeve dhe porosive të Kur'anit, ashtu siç ekupton dhe e komenton njeriu një libër të caktuar për të sqaruar porosinë e autorit të librit.
2.Të afruarit e Allahut me nafile, pas obligimee të caktuara. Nafilet shpijnë prej shkallës së dashurisë drejt shkallës së prirjes.
3.Të përmedurit e përhershë të Allahut -dhikri në çdo rast me gjuhë, zemër dhe vepër. Hisja në dashurinë e Allahut i përgjigjet madhësisë se hises në këtë dhiker.
4.Dhënia përparësi asaj që e do Allahu më tepër se atë që e do ti gjatë ngacmimit të epsheve. Ngjitja drejt asaj që e do Allahu edhe nëse ajo ngjitje është e vështirë.
5.Kërkimi i zemrës për emrat dhe cilVsit e Allahut, të vrojtuarit dhe njohja e tyre . Rrotullimi i përhershëm në kopshtet e kësaj njohje.Ai i cili e njeh Allahun në emrat,cilësit dhe në veprat e Tij,Allahu pa kurrfarë dyshimi do ta dojë.
6.Vërejtja e bamirësisë,mirësisë dhuratave të fshehta dhe të dukshme dhe dhuntive të Tij. Krejt kjo thërret dashurinë e Tij.
7.Ky është një nga shkaqet më interesante: Përulësia e plotë para Allahut të Madhërishëm. Me të vërtetë domethënia e kësaj është e pamundur të sqarohet me fjalë.
8.Të vetmuarit gjatë zbritjes së Allahut në qiellin e Tokës (në të tretën e fundit të natës) për t'ju drejtuar Allahut dhe të mësuarit e ajeteve të Tij. Qëndrimi me zemër dhe sjellje të mira para Atij në ibadet.Krejt kjo duhet të kurorëzohet me pendim dhe me kërkim faljeje.
9.Shoqërimi me ata të cilët e duan Allahun dhe me të sinqertitë. Marrja e shprehjeve më të bukura të fjalimeve të tyre,ashtu siç mblidhen frytet më të bukura.Mos fol përveq nëse e sheh se më e dobishme është të flitet sesa të heshtet edhe kur e di se me këtë do ta përmirësosh gjendjen tënde dhe do t'u bësh dobi të tjerëve.
10.Largimi i gjithçkaje që qëndron si pengesë ndërmjet zemrës dhe Allahut të Madhërishem. Imam Ibn Kajjim el-Xheuzijje | |
|