Fotoja u shpernda me të madhe në Facebook, Twitter dhe Instagram, ku reagimet ishin kryesisht të mllefosura. Fotoja u bë një ndër më të shpërndarat për pak çaste. Shumë persona që e shperndanë atë, e quajtën "Fotoja 1000 fjalëshe"
E mërkure 20 Shkurt 2013 12:46 Një ushtar izraelit ka shkaktuar zemërim duke publikuar foto në Instagram, ku tregon se si merr në shënjestër një djalë të ri palestinez. Foto, e cila kreditohet në emër të Mor Ostrovski, u zbulua së pari nga blogerët mysliman. "Imazhi është thjesht pa shije dhe pa pikë humaniteti. Ajo mishëron idenë se fëmijët palestinezë janë objektivat e sulmeve", shkroi blogeri mysliman. Imazhe të tjera në llogarinë e Ostrovski treguan imazhet e ushtarëve izraelitë që paraqesin snajper dhe armë të tjera. Deri të martën, llogaria është çaktivizuar. Ndërkohë që zyrtarët përgjegjës rrinë në heshtje, një grup i aktivistëve palestinez për të drejtat e njeriut akuzojnë Izraelin për tmerrimin e fëmijëve përmes provokimeve apo edhe sulmeve. "Kjo është ajo që atyre u duket si profesion," shkroi grupi për të drejtat e njeriut. “Fotografitë janë testamente të abuzimit të pushtetit, që ka rrënjosur kontrollin ushtarak të një populli të tërë." Incidente të ngjashme kanë provokuar reagime edhe në të kaluarën: Në vitin 2010, një ish ushtar izraelit ka postuar foto në faqen e tij të Facebook duke pozuar pranë të burgosurve me sytë e lidhur.[justify]