Një senator amerikan e ka quajtur Jerusalemin "kryeqytet të Izraelit", duke marrë një qëndrim mbi një çështje tejet të ndjeshme në Lindjen e Mesme. Fati i Jerusalemit është një nga çështjet më të nxehta në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, ku Izraeli pretendon se ka të drejtën e qytetit . Në vizitën e tij të parë zyrtare në vend, senatori Marco Rubio i tha presidentit Izraelit se Jerusalemi është "natyrisht kryeqyteti i vendit tuaj." Ai përsëriti mbështetjen e Amerikës për Izraelin. Vizita e tij vjen përpara vizitës së planifikuar të Presidentit Barack Obama në muajin mars. Obama nuk ka bërë ndonjë deklaratë të ngjashme në lidhje me Jerusalemin. Izraeli okupoi Jerusalemin lindor gjatë Luftës Gjashtë Ditore (1967) dhe më pas e ka aneksuar atë. Komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar aneksimin, duke e konsideruar si ilegal. Ligji ndërkombëtar e trajton Jerusalemin Lindor si territor palestinez të mbajtur nën pushtim ushtarak nga Izraeli . Bashkësia ndërkombëtare nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe qyteti nuk ka asnjë nga ambasadat e huaja.[justify]