Vizitor Vizitor
| Titulli: PËRKUJTO VDEKJEN Sat 4 Jul 2009 - 10:58 | |
| Motër muslimane....... Ndër cështjet të cilat të ndihmojnë në realizimin e devotshmërisë,është përkujtimi i vdekjes, por cti bësh kur ti po e urren vdekjen e as që dëshiron të përmendet.
A e din pse?
Sulejman bin Abdul Meliku i tha ebi Hazim el-Zahidit: O Hazim c`kemi që po e urrejm vdekjen?
Tha: ngase ju e keni ndërtuar botën tuaj dhe e keni shkatërruar ahiretin, kështu që ju urreni të barteni nga ndërtimi në shkatrrim.Tha:Si do të shkojmë te Allahu xh.sh? Tha:O emiri i muslimanëve, ai që punon vepra të mira është si ai që gjidnet larg shtëpisë, kur vjen në mesin e familjes është i gëzuar,I lumtur,kurse punëkeqi,është si rob i cili ka gabuar dhe kur shkon tek zotëriu ikën i frigësuar, i dëshpruar.
Si do ta përkujtosh vdekjen kur ti je e zënë me përmendjen e këngëve.filmave,artistëve,modës dhe zbukurimeve? Si ta ërkujtosh vdekjen kur ti dëshiron të jetosh 1000 vjet? Po ta llogaritësh sasinë e mëkateve tua,do të jetë sa rëra dhe dheu,por,parasëgjithash ti shpreson të hysh në xhenete dhe të jesh në mesin e hyrive,Ti je dehur pa pirë gjë.
Dëgjo këtë tregim ku Ebu Bekri tha: “Ka qenë një njeri që i bënte llogari vetëvetes.Një ditë i llogariti vitet e veta dhe pa se i kishte mbushur 60 vite.Kur i llogariti ditët erdhi në përfundim se i kishte kaluar 21 mijë e 500 ditë.I ndodhur në këtë gjendje i humbi vetëdija dhe në momentin kur erdhi në vete tha:Mjerë për mua që jam duke shkuar te Zoti me 21500 gabime.”
E gjithë kjo nëse llogaritet, cdo ditë nga një mëkatë,e c`thua për 110 mëkate në ditë?
Mjerë për mua,ndërtova botën dhe shkatrova ahiretin dhe nuk respektova urdhërat e Allahut xh.sh. Po unë, nuk dëshiroj të bartem nga ndërtesat në shkatrim.E si të shkoj në botën e librit, në botën e llogarisë, në botën e ndëshkimit,pa punë e pa shpërblime?! |
|