Gjithësia që është krijuar nga një dorë e fuqishme, është një vendqëndrim
i përkohshëm i zbukuruar me një mijë e një vezullime. Asgjë
në gjithësi nuk është krijuar pa qëllim. Qëllimi i kësaj jete për njeriun
është të arrijë lumturinë e Ahiretit. Prandaj Zoti na tërheq vëmendjen
në këtë mënyrë:
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe
vdisni vetëm duke qenë myslimanë.” (Al-i Imran, 102)Vdekja, e cila padyshim do të prekë çdo njeri, është një ditë gjykimi
që i përket momentit të fundit të kësaj jete dhe që do ta jetojë
secili.
Nuk duhet të harrojmë që njeriu, me vetëdije apo pavetëdije, çdo
ditë dhe çdo natë haset me shkaqe të panumërta vdekjesh. Vdekja e
pret njeriun çdo moment në një vend të fshehtë. Mevlana në veprën
e tij “Mesnevi” thotë:
“Në fakt në çdo çast, një pjesë e shpirtit është e vdekur. Çdo
moment është koha për të dhënë shpirtin dhe në çdo çast jeta jote
mbaron.”
Me të vërtetë a nuk afrohemi nga një hap drejt varrit duke u larguar
çdo ditë që shkon një ditë më tepër nga kjo jetë e përkohshme?
A nuk heq jeta çdo ditë nga një fletë nga kalendari ynë?”
Përsëri Mevlana i tërheq vëmendjen njeriut të mos jetë i pavetëdijshëm,
para jetës e cila kalon si një lumë:
“O njeri! Shiko veten në pasqyrë! Shiko të pashmin në moshën e
pleqërisë dhe mendo se një ditë një ndërtesë do të shkatërrohet prandaj
mos u mashtro nga gënjeshtra e pasqyrës!”
O njerëz! Ejani, dëgjoni, mësoni dhe merrni shembull! Kush jeton
vdes, kush vdes zhduket. Shiu bie, bari mbaron. Fëmijët lindin dhe
kalojnë në vendin e prindërve të tyre. Pastaj që të gjithë shkatërrohen.
Ndodhitë s’mbarojnë. Të gjitha ndjekin njëra-tjetrën.”