Princi Charles po qëndron në një vizitë në Katar në kuadër të udhëtimit të tij në Lindje të mesme. Ai u tha nikoqirëve se po përpiqet në mënyrë modeste që ta mësojë gjuhën arabe. Një ndihmës i Princit Charles konfirmoi për The Telegraph se princi ka gjashtë muaj që është duke ndjekur kurse të gjuhës arabe.
Kuptimi i Arabishtes do ti mundësojë Princit Charles, i cili është i apasionuar pas dialogut mes feve të ndryshme, të lexojë Kuranin në formën e vet origjinale.
Ndihmësi i tij gjithashtu thotë se Princi mund të deshifroj shkrimin arab gjatë vizitave në xhami dhe muzeume të artit islamik.
Dr Mohammed Bin Saleh Al-Sada, ministër i energjisë së Katarit, e pyeti nëse ai flet ndopak arabisht, dhe Princi i tha: "Unë u përpoqa për të mësuar atë një herë, por unë hoqa dorë". Ndërkohë, Al-Sada i tha atij: "Nuk është shumë vonë për të mësuar."
Princi Charles flet mirë frëngjisht dhe gjermanisht.
/mesazhi/