Lavdërimi i princit të Britanisë që i bëri mësimeve të Islamit dhe të Kuranit, nxiti reagime te disa shkrimtarë britanik të cilët shkuan aq larg sa që e përshkruan princin si një mysliman i cili nga frika po e fshehë
konvertimin e tij në Islam.
Këto kritika vinë në një numër të madh të mjeteve të informimit pasi ai kërkojë nga bota të ndjekin shembullin e mësimeve Islame në kuadër të ruajtjes së mjedisit pasi që shkatërrimi i mjedisit nga njeriu është në kundërshtim me mësimet e fesë e në veçanti të asaj Islame. Ai vuri në
dukje se Kurani vërteton një lidhje të ngushtë në mes të njeriut dhe natyrës.
Fjalimin e tij princi Charls, i cili si vend për mbajtjen e këtij fjalimi kishte zgjedhur Qendrën e Oksfordit për studime Islame, duke u fokusuar rreth temës “Islami dhe Mjedisi”, ai tha: “Praktikat të cilat
çuan në përkeqësimin e mjedisit janë si rrjedhoje e injorimit që iu bë mësimeve shpirtërore siç janë ato me të cilat ka ardhur Islami”.Kritikat ndaj princit vazhduan pse kishte bërë një gabim të dyfishtë, e para se nuk i referohej fare Jezuit (Isait a.s.) gjatë fjalimit të tij, dhe e dyta se pse kishte folur gjerë e gjatë në lidhje me Kuranin dhe mësimet e Islamit në lidhje me mjedisin, duke theksuar se Kurani ofron një vizion të plotë të universit dhe këtë e mbështeste me disa citate Kuranore.
U akuzua menjëherë se ai është një mysliman që po e fshehë Islamin e tij, apo thjeshtë është një i marrë pasi që nuk mundë të imagjinohet që një evropian jo-mysliman të lavdëroje mësimet e Islamit dhe të flas pozitivisht pos që të bëhet fjalë për ndonjë gabim të mundshëm apo diç që fshehët pas kësaj.
Kjo nuk është hera e parë që Princi Charles të flas në të mirë të myslimanëve, ai edhe më herët kishte folur rreth shembullit të integrimit të myslimanëve në shoqërinë britanike, këtë ai e kishte thënë shumë qartë në një simpozium, duke vënë theksin e tij se shoqëria britanike duhet të përfitojë nga kontributi i integrimit të myslimanëve ne jetën e shoqërisë britanike si një tërësi, ai këtë e kishte përshkruar në këtë mënyrë: “Ne nuk duhet që të refuzojmë në tërësi kulturën e tyre, por duhet të përfitojmë nga ato që janë më të mirat dhe më profitabile nga të cilat do të përfitojnë të gjithë”.
Princi po ashtu kishte përshëndetur edhe modelin e jetesës tradicionale të Islamit, duke thënë se Islami thërret në një bashkëjetesë moderne,duke e cilësuar si një model i cili mundëson një ekuilibrim në
ndërtimin e marrëdhënieve, dhe se Islami paralajmëron që të ekzistojnë kufizime për përkushtimin ndaj natyrës, duke theksuar se zhvillimi në kohën e artë të shekullit të nëntë dhe të dhjetë, si koha e civilizimit
Islam, erdhi si shkak i përparimit marramendës që u bë në kuptimin e shkencës, kuptim ky që erdhi si rezultat i një filozofie shpirtërore e rrënjosur thellë për respektin ndaj natyrës.
Fjalimin
e tij trashëgimtari i Britanisë, Princi Charles, në Universitetin e
Oksfordit, e vazhdojë duke thënë se çështja ka të bëjë me vizionin për
universin, e që pasqyron të vërtetën e përjetshme, që do të thotë se
jeta është e rrënjosur në njëshmërinë e Krijuesit, duke theksuar
gjithashtu edhe rendësin e kuptimit të konceptit të njëshmërisë
(Teuhidit), që do të thotë njëshmërinë e Zotit, duke u ndalur në faktin
se dijetarët myslimanë këtë vizion e interpretojnë dhe e shpjegojnë
shumë qartë. Ai si fakt përmendi fjalën e Ibn Haldunit, i cili thotë se:
“Të gjitha krijesat i nënshtrohen një sistemi tepër korrekt dhe
precizë”.
Princi Charles gjithashtu theksoi se bota Islame ka një thesar të
pasur të diturisë dhe njohjes shpirtërore e cila është vënë në
dispozicion të njerëzimit, dhe tha se tani kjo është në trashëgimin
fisnike të Islamit, dhe se gjithashtu është një dhuratë e çmuar për
pjesën tjetër të botës.
Ai e pranoi faktin se këtë urtësi tani për tani e ka mbuluar dominimi i
anës materiale të perëndimit, pra princi Charles kërkon nga
ambientalistët që të ndjekin shembullin e Islamit nëse donë ta
shpëtojnë boten.
Shqipëroji nga arabishtja: Artan Musliu