Sekretarja e Brendshme Britanike Theresa May tha se humbur betejën për apelin, i cili parandalonte dëbimin e predikuesit Abu Qatada. Komisioni Special i Emigracionit tha se vendimi mbetet i njëjtë, dhe kleriku nuk mund të kthehet në Jordani. Gjyqtarët thonë se ai mund të përballet me një gjyq të padrejtë që përfshin dëshmitë e marra nga të tjerët, dhe torturat ndaj dëshmitarëve, të cilat tashmë janë vërtetuar. Gjykatësit thanë Qatada është konsideruar si një person “shumë i rrezikshëm", por kjo nuk ishte "një konsideratë e rëndësishme" karshi ligjeve për të drejtat e njeriut. Abu Qatada u lind në Betlehem në vitin 1960 dhe e kaloi jetën e tij të hershme në Jordani. Ai iku në Pakistan në vitin 1989 duke qenë i persekutuar politik dhe përfundimisht arriti në Britani të Madhe në vitin 1993. Abu Qatada ishte pjesë e një vale të politikanëve të cilët kërkuan strehim në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1980 dhe '90, pasi ata ishin duke u përpjekur për të përmbysur regjimet arabe. /mesazhi/[justify]