Duke
synuar tregun e vendeve të Gjirit, kompania e njohur e prodhimit të
orëve është bërë e para që ka projektuar orën analoge e cila do të
lajmëroj kohën e namazeve ditore duke thirrur ezanin pesë herë në ditë.
“Si kompani gjithmonë në qendër të vëmendjes kemi pasur besimin”,deklaroi Bob Betts, drejtorë i kompanisë “Smith of Derby” për BBC, duke
shtuar se gjithmonë në planin e tyre është bashkësia myslimane dhe se
çfarë mund të bëjnë për të.
Ora e re lajmëron kohën e namazeve obligative për myslimanët, që do
të thotë ajo do ta thirr ezanin pesë herë në ditë. Duke pasur parasysh
se koha e namazit ndryshon në varësi të pozicionit të diellit, ora
vetvetiu do të rivendoset dhe do të përditësohet në mesnatë.
Të gjitha orët janë para-programuar për 100 vjet, derisa menaxhmenti premton edhe një çip pas kësaj kohe.
Ora e re ka dalë në treg në Abu Dhabi, ndërsa çmimi i saj është 20.000 funte.
(Breziiri)