Globus
Njëzet mijë britanikë kryejnë haxhin këtë vit
Ministria e jashtme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se numri i britanikëve që janë regjistruar për të vajtur në Haxh këtë vit është njëzet mijë.
Ministria u bëri thirrje të gjithë të regjistruarve që të marrin masat dhe të respektojnë kriteret përkatëse para se të nisen për udhëtim.
Gjithashtu, ministria u bëri thirrje nënshtetasve të saj që të vaksinohen dhe të kenë me vete dëshminë e vaksinës përkatëse.
Burimet pranë ministrisë së jashtme, bënë me dije se shërbimet konsullore do të ofrojnë të gjithë shërbimet lehtësuese për nënshtetasit britanikë./AO/