Shërbimet si “Skype”, “Viber” dhe “WhatsApp”mund të mbyllen përfundimisht në Arabinë Saudite, njofton Al-Jazeera.
Në një vend si Arabia Saudite, ku censura është ligjëruar nga autoritetet, një liri e tillë komunikimi nuk shihet me sy të mirë.
Disa vite më parë, Arabia Saudite bllokoi shërbimin e mesazhit të “Blackberry”, pa dhënë shumë shpjegime për këtë veprim.
Një aktivist saudit, tha ndërkohë në një blog se bllokimi potencial i “Skype”, “WhatsApp” apo “Viber” nuk motivohet nga qëllimi i censurës, por nga motive ekonomike, pasi kompani vendase duket se po punojnë për të zotëruar këtë treg fitimprurës.
Eksportuesi më i madh i naftës në botë dhe vendi me rezervat e dyta më të mëdha të mbetura, Arabia Saudite është shtëpi e 30 milionë banorëve muslimanë.
/mesazhi/