Bashkësia Islame e Austrisë ka fituar gjykimin kundër prodhuesit danez të lodrave ‘Lego’
‘Lego’ tashmë detyrohet të tërheq tërë koleksionin e tij të lodrave, objekte që i ngjajnë xhamive dhe jashtëtokësorët që i ngjajnë arabëve të trashë që pijnë duhan.
Vitin e kaluar, kompania ‘Lego’, kokeksionin e tij "Jabba’s Palace" ia shtoi atij Star Wars, gjë e cila shkaktoi provokime te komuniteti islam në Austri.
Koleksioni është projektuar për fëmijët e moshës 9 deri në 14 vjeç, dhe paraqet Jabba Huttin në strofullin e tij. Jabba, i cili për herë të parë u shfaq në filmin "Return of the Jedi"në vitin 1983., i ngjan një krimbi gjigant, dhe jeton në një ndërtesë që i ngjan një xhamie të mbushur me raketa dhe armë automatike. Jabba, pinë duhan, ndërsa princeshën Leia e mban si robëreshë të tij personale.
"Gjërat e tilla nuk duhet të hyjnë në dhomat e fëmijëve. Ky koleksion lodrash është dinamit pedagogjik, i cili muslimanët i paraqet si terroristë. Jabba është portretizuar si terroristë që pinë duhan nargile dhe i vret viktimat e tij", thotë Melissa Gunes, zëdhënëse e Asociacionit kulturor të Turqisë (TCA) në Austri. Kritikët thonë se ekziston një ngjashmëri e madhe mes pallatit të Jabba-së dhe Aja Sofisë në Stamboll. Nga ‘Lego’ është kërkuar që menjëherë të tërheqë produktin e tij nga tregu.
‘Lego’, natyrisht, ka refuzuar kërkesën, duke insistuar se produkti i tij është vetëm një riprodhim i situatës nga filmi. "Nuk shohim asnjë arsye që ta tërheqim nga tregu, ne vetëm e kemi kopjuar nga filmi", thanë zyrtarët e kompanisë ‘Lego’.
Mirëpo tani, duke filluar nga viti 2014, kanë rënë dakord të ndalin prodhimin e këtij koleksioni. Vendimi erdhi pas një takimi të udhëheqësve të Lego-s me liderët e komunitetit turk. "Ne e falënderojmë dhe e urojmë kompaninë ‘Lego’ për vendimin që ta tërheq 'Jabba's Palace' nga prodhimi", deklaroi Birol Killic, president i TCA-së.
Nga ana tjetër ‘Lego’ nuk deshi ta komentojë vendimin, por nuk ka asnjë shpjegim pse nuk është vendosur që koleksioni të tërhiqet menjëherë.