Një zyrtar i lartë i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt ka thënë se sulmet vdekjeprurëse në Boston, lidhen me mbështetjen që SHBA-ja po i jep Francës për luftën në Mali.
Essam Elerian, nënkryetar i Vëllazërisë dhe Partisë së Drejtësisë (FJP), shkroi në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në Facebook se "ngjarjet filluan me dërgimin e batalioneve franceze në Mali, në një luftë kundër organizatave që janë thënë të jenë pjesë e al-Kaidës ".
Elerian ka shprehur keqardhje për familjet e viktimave, por tha se sulmet "nuk na ndalojnë nga studimi për incidentin e rëndë."
"Kush ndërhyrë në transformimet demokratike, pavarësisht tranzicionit të vështirë nga despotizmi, korrupsioni, varfëria, urrejtja dhe intoleranca ndaj lirisë, drejtësisë, tolerancës, zhvillimit, dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë shoqërore?" Pyeti ai. "Kush e krijoi islamofobinë përmes mediave? Kush e financoi këtë dhunë? "
Më parë, Partia e Drejtësisë në Egjipt publikoi një deklaratë në gjuhën angleze që dënon sulmet në Boston. "Sheriati islam fuqimisht dënon sulmet ndaj civilëve dhe terrorizimin ndaj njerëzve të pafajshëm," mbaron deklarata.
/mesazhi/