Policia ka kapur një 19-vjeçar çeçen të dyshuar për kryerjen e shpërthimeve në maratonën e Bostonit, pas një kërkimi intensiv që mbylli gjithë qytetin.
Banorët dhe policët brohoritën kur i dyshuari, Dzhokhar Tsarnaev, u kap të premten pas një shkëmbimi zjarri me policinë.
Ai kishte qenë i fshehur në pjesën e prapme të një anijeje të parkuar në oborrin e një shtëpie në periferi të Watertoën, tha policia. Një banor i thirri policët, pasi kishte parë gjakun mbi barkë.
Një zëdhënës i policisë tha Tsarnaev u gjet i gjakosur, dhe se ai është gjendje të rëndë, dhe po mbahet në një spital të Bostonit.