‘ Bin Ladeni Burmez’ siç e quan vetën e tij mugu 45 vjeçar budist po përdor rrjetet sociale për të përhapur urrejtje kundër myslimanëve.
Duke i përdorur faqet në rrjetet shoqërore ai po shpërndan mesazhe anti-musliamne , madje edhe në videot e tij në youtube ka marrë dhjetëra mija klikime .
Ai gjithashtu drejton një kampanjë ekstremiste ‘969’ duke i bërë përpjekje për të krijuar një shtet aparteid.
Murgu i cili u burgos në vitin 2003 për nxitje të urrejtjes anti-islame është liruar në vitin 2010 në bazë të një amnistie të përgjithshme, ka marrë një guxim për të përhapur predikimet e tij anti-islame.
Qe nga lirimi i tij, Wirathu ka rinisur predikimet e tij për përhapje të urrejtjes ndaj myslimane dhe shumë aktivistë a akuzojnë atë për nxitje të dhunës së vitit ët kaluar në mes budistëve dhe grupit etnik Rohingya që i përkasin besimit Islam në shtetin Rakhine ku 200 njerëz qenë vrarë dhe mbi 100 000 tjerë qenë zhvendosur.
Wirathu udhëhoqi gjithashtu një miting prej murgjve në Mondalay në shtator për të mbrojtur planin e debatueshëm të presidentit Thein Sein për të dërguar Rohingya në një vend të tretë, pas së cilës dhuna shpërtheu shtetin e Rakhine një muaj më vonë.
Muajin e kaluar më shumë se 43 njerëz qenë vrarë dhe disa xhami qenë djegur nga sulmet sektare n Birmaninë qëndrore pas një grindje mes një çifti budist dhe një pronari të dyqaneve të arit në Meiktila.
Myslimanët e Birmanisë përbëhen kryesisht nga të ardhur nga India, Kina dhe Bangladeshi. Llogaritet e përbëjnë 4 përqind të popullsisë afërisht 60 milionëshe.
Ata janë të ardhur si fuqi punëtore gjatë sundimit britanik që përfundoi me 1948 dhe pavarësisht historisë së tyre të lasht ate ende nuk janë të pranuar dhe të integruar brenda vendit të tyre./ekuilibër/