Muhamed El-Gazali Debati i muslimanëve rreth fillimit të muajve hënor është kthyer pothuajse në një shfaqeje komike!
Kështu, Fitër Bajrami i kaluar, në disa vende ishte në ditën e shtunë,të dielën dhe të hënën në disa vende të tjera.
Luhatjet e rezultateve të matjeve dhe përcaktimit të hënës së re me dy apo tri ditë diferencë kryekëput bie ndesh me unitetin islam! Neglizhimi i gjithë kësaj është barrë shumë e rëndë....
Lexova se një grup shkencëtarësh kishin llogaritur se hëna e re, shkenctarisht do të linte në filan ditë,filan orë dhe se vëzhgimi i saj para këtij çasti është i pamundur! Pa kaluar vetëm pak koh, lexova se disa dëshmitarë e kishin parë me sy të lirë hënën e re!!.
Atëherë thash me vete, njëra prej të dyjave: ose dëshmitarët janë të paqartë, ose astronomët kanë gabuar....dhe nuk ka supozim tjetër të tretë!
Pa dyshim që hëna në orbitën e saj ecën me një shpejtësi konstante, e cila nuk rritet dhe as nuk ngadalsohet.Ajo nuk e ul hapin e shpejtësisë për të pritur ndokënd dhe as nuk e rrit hapin në padurim të takimit me të!Kjo punë është ashtu siç e ka thënë Zoti ynë: "Ai është,I Cili e bëri diellin dritë dhe hënën shkëlqyese dhe i caktoi asaj fazat që të llogarisni numrin e viteve dhe përllogaritjen.Këtë Allahu nuk e krijoi përveçse me saktësi,hak...."
Fjalia e fundit e ajetit është vendimtare...lëvizja e hënës kryhet me saktësi, dhe se kjo lëvizje , në qoftë se arrihet zbulimi i saj me metoda bindëse e të siguirta, nuk lë vend për debate të kota.
Lind pyetja: "Nga ta marrim këtë bindje dhe siguri?"
Përgjigjja: "T`i kërkojmë komisionit të zbulimit të vërtetësive t`u falenderojnë observatorëve në Uashington, Moskë,Londër,Paris dhe të njihemi me kohën, kur arrihet bashkimi mes hënës, tokës dhe diellit, e të marrim një përgjigje të prerë rreth mundësisë së shikimit të këtij bashkimi.Atëherë, në qoftë se është e pamundur , ne refuzojmë çdo dëshmitar që njeri e ka imagjinuar ose është ngatërruar".
Bindja dhe siguria shkencore patjetër duhet të respektohet dhe çdo gjë përveç kësaj të menjanohet.Në të vërtetë, unë ndjej konfuzion kur lexoj nëpër gazeta se astronomët janë të sigurt se është e pamundur të shikohet hëna e re, pastaj dëgjoj pas kësaj se hëna e re është parë në këtë apo atë vend.
Unë kërkoj një hetim shkencor dhe botëror të kësaj tragjedie!Ose të ndryshojmë observatorët dhe shkencxtarët tanë për mungesë vërtetësie, ose të procedojmë dëshmitarët, sytë e të cilëve kanë parë çfarë nuk ka lindur në horizont!Heshtja ndaj kësaj kontradikte nuk lejohet.
Përktheu:Lavdrim Hamja
Për Forumin islamieshtedrit:Ilaz Salihi
Marur nga Revista:Etika Prill 2013