Autoritetet irakiane njoftuan të dielën se kishin revokuar licencat e operimit të kanalit arab Al-Jazeera, duke pretenduar se ata janë duke promovuar një "agjendë sektare".
Veprim hyn në fuqi menjëherë, pasi Bagdadi po përpiqet për të shuar lëvizjen e muslimanëve sunit të cilët kërkojnë të drejtate tyre. Licenca u është revokuar edhe 8 kanaleve të tjera, të cilat sipas qeverisë së Nuri Al Malikit, propagandonin luftën sektare.
Al-Jazeera, baza e së cilës gjendet në Katar, tha se ishte e habitur nga ky vendim.
"Ne kemi mbuluar të gjitha anët e tregimeve në Irak, dhe kemi bërë lajme për shumë vite. Fakti që kaq shumë kanale janë mbyllur përnjëherë, sugjeron se ky është një vendim i rrëmujshëm," tha al Jazeera në një deklaratë.
"Ne i nxisim autoritetet që të mbështesin lirinë për mediat, në mënyrë që ato të raportojnë për ngjarje të rëndësishme që ndodhin në Irak," shtoi ajo.
/mesazhi/