Duke filluar nga ora 17:00 e ditës së enjte, 22 mars 2012, Turqia do të ndalojë shërbimet konsullore që ofron në ambasadën në Damask të Sirisë.
Ministria e jashtme u bëri thirrje shtetasve turq që janë rezident në Siri të kthehen në atdhe.
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në një komunikatë me shkrim të saj nënvizon ngjarjet e dhunshme të shkallëzuara në Siri dhe njofton se Ambasada turke në Damask duke filluar nga java e ardhshme nuk do të ofrojë më shërbime konsullore.
Kurse Kryekonsullata turke në Halep do të vazhdojë të japë shërbimet konsullore në kushtet aktuale.
“Qytetarëve tanë që banojnë në Siri u bëhet një rekomandim i fuqishëm të kthehen në atdhe”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme turke./trt/