Dëshiroj që me ju të ndaj një tregim shumë domethënës që njëherë e kam dëgjuar dhe gati se gjithmonë e ruaj në kujtimet e bukura. Ky është një tregim nga njëri prej imamëve të mëdhenj të ummetit, Imam Ahmed ibn Hambelit. Djali i tij njëherë e pyeti: “Babush, a do të pushojmë ne ndonjëherë?”. Babai i tij, një njeri i cili është prej atyre janë shembull për të gjithë muslimanët, e shikoi drejtë në sy dhe i tha: “Po, sa të bëjmë hapin e parë në xhenet.”
O Zot, çfarë përgjigje e mrekullueshme!
Ka ditë kur jeni shumë të lodhur, kur dëshironi vetëm të flini, të pushoni apo të jeni ç’kyçeni nga çdo gjë. Në ato ditë do të duhej që vetes t’i bëni një pyetje shumë të rëndësishme: “Në çfarë drejtimi shkon jeta ime?”. Nëse ai drejtim është rruga drejt Allahut, atëherë mblidhni forcat tuaja dhe vazhdoni me punën, sepse për xhenetin duhet të mundohemi. Mirëpo, nëse shini jetën tuaj dhe vini në përfundim se nuk është e drejtuar për tek Allahu i Madhërishëm, por tek dynjaja, atëherë lodhja juaj bëhet mirësi, sepse pikërisht ajo është një përkujtues se duhet të ndërroni drejtimin.
Ky tregim më pëlqen për disa arsyeje. Së pari, tregon se, nëse dikush përqendrohet në xhenetin, prioritetet dhe pikëpamjet e tij për jetën ndryshohen. Ajo çka neve na duket si vështirësi, atyre iu duket si lehtësim. Ajo çka neve na duket si dënim, ata e perceptojnë si shpërblim. Atë çka ne e shohim si pengesë, ato e shohin si rast për një lutje të sinqertë. Mbi të gjitha, kur përqendrohuni në xhenetin, dynjaja dhe të gjitha dëshirat dhe kërkesat e saja bëhen cikërrima dhe të parëndësishme.
Pra, më pëlqen mënyra se si djaloshi e thërret babain e tij: “Babush” – një mënyrë simpatike, ndërsa më pas e pyet: “A do të pushojmë ndonjëherë?” E vëreni se nuk e pyeti “A do pushoj unë ndonjëherë” edhe pse kishte dëshirë të pushoj, nuk ishte egoist dhe interesohej për gjendjen e babait të tij. Kjo na tregon se babai dhe djali punonin në drejtimin e njëjtë. Kur përqendroheni në xhenetin, kjo ndikon në familjen tuaj, fëmijët dhe njerëzit rreth teje dhe të gjithë kthehen e i kushtohen të njëjtit qëllim.
Problemi ynë kryesorë nuk është se jemi të lodhur, problemi ynë është, se ne pushojmë shumë. Gjithçka bëjmë për të pushuar. Mashtrojmë, thyejmë premtimet, nuk i plotësojmë amanetet, gënjejmë, marrim dhe japim ryshfet, etj. Përse? Që të mund të pushojmë. Nuk zgjohemi natën për të falur namaz nafile, nuk zgjohemi për namazin e sabahut, nuk agjërojmë, nuk shkojmë në Haxh apo Umre, vetëm e vetëm të pushojmë. Nuk shkojmë në xhami, nuk hapim Kur’anin për ta lexuar dhe kuptuar, ndërsa e gjithë kjo për shkak se “e kemi patjetër të pushojmë”.
Vëllezër dhe motra të nderuara, atje për ku shkojmë ka pushim të bollshëm, mirëpo tani nuk është koha për pushim. Ejani të gjithë të punojmë për xhenetin dhe të bëhemi produktiv në rrugën e Allahut dhe kur fëmijët tanë të na afrohen me pyetjen: “Babush” apo “mami, a do të pushojmë ndonjëherë ne?” ne me një buzëqeshje të ëmbël t’i shikojmë në sy dhe t’u themi: “Do të pushojmë kur ta bëjmë hapin e parë në xhenet, Inshaallah”.
Burimi: aktivanmusliman.com