Derisa babai lante veturën e re të tyre erdhi djali i tij pesë vjeçarë dhe filloi ta shkarravis veturën me gur. Në zemërimin e tij babai filloi ta godas djalin e tij duke mos vënë re se e godet me çelësat e veturës në duar. Këto goditje bënë që fëmijës t’i amputohen gishtat. Fëmija e pyeti babain e tij. “Babush, kur do të më rriten gishtat përsëri?” Babait i erdhi rëndë kjo pyetje sa që shkoi tek vetura dhe filloi ta godas. Kur nga lodhja u ul pran veturës shikoi shkarravitjet e veturës që i bëri djali i tij dhe pa se shkruante: “Unë të dua babai im!”
_______________
Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe i tha: “Më këshillo.” I Dërguari i Zotit i tha: “Mos u nervozo.” Njeriu përsëri pyeti, ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s përsëri i tha: “Mos u nervozo”. Edhe për së treti herë e pyet, ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s përsëri i përgjigjet: “Mos u nervozo.”
Dhe dije se atë që e bën në momentet kur je i nervozuar nuk mund ta kompensosh gjithë jetën.