Eterik, ashtu siç është, interneti do të mbijetojë në këtë apo në ndonjë formë tjetër, por ekspertët paralajmërojnë që mund të ndodhë ajo që atë që e marrim për të mirëqenë një ditë mund të prishej apo të zhduket tërësisht.
Shkatërrimi fizik
Interneti deri sot është degëzuar dhe lidhur aq shumë në të gjitha anët saqë është bërë rezistent edhe në bomba, zjarre dhe kataklizmat natyrore, të paktën brenda vetë shteteve.
“Do të duhej të mundoheni shumë për të gjetur një numër të vogël të vendeve në të cilat lidhja e tij do të mund të kërcënohej seriozisht”, ka thënë për “Life's Little Mysteries”, shkencëtari David Clark nga MIT, i cili ka marrë pjesë në zhvillimin e internetit gjatë viteve 1970. Për shembull, në sulmet e 11 shtatorit është shkatërruar qendra kryesore në jug të Manhattanit dhe është ndërprerë shërbimi lokal. Por, vetëm 15 minuta më vonë qendra është “shëruar” sepse përdoruesit duke iu falënderuar protokolleve të integruara janë ridrejtuar në rrugë të tjera anashkaluese. Por Clark thekson që interneti mund të ndërpritet në nivel ndërkombëtar me prerjen e kabllove me të cilat në mes dy vendeve shkëmbehen informacione të internetit. Mijëra kilometra të kabllove optike nënujore që lidhin kontinentet në tokë dalin vetëm në disa dhjetëra lokacione për t’u degëzuar pastaj drejt miliona kompjuterëve. Nëse dikush do të shpërthente një nga ato nyje në Majami, me të cilat transmetohen rreth 90 për qind e trafikut të internetit në mes Amerikës Veriore dhe Jugore, lidhjet e tyre të internetit do të ishin seriozisht të shkatërruara derisa të mos riparohej infrastruktura. “Do të ishte fillimi i cyber-luftës”, tha Clark.
Ruajtja e të dhënave
Por edhe ndërprerjet e tilla ekstreme të lidhjeve ndërkombëtare nuk do të kërcënonin seriozisht ekzistencën e vetë përmbajtjeve të internetit. Kopjet e shumicës së informacioneve ruhen në memorie të qëndrueshme që mbijetojnë madje edhe në rast të ndaljes së rrymës elektrike. Përveç kësaj, sipas William Lehr, ekspertit për infrastrukturën e internetit nga MIT, qendrat korporative që ruajnë përmbajtjet e internetit – nga posta elektronike e deri te lajmet e internetit – kanë metoda të sofistikuara me të cilat krijohen kopje të sigurisë dhe ruajtje të llojllojshme të të dhënave, mes të cilave është edhe ruajtja e thjeshtë e kopjeve në më shumë lokacione. Google ruan kopjet e të gjitha faqeve të Wikipedias.
Gara e internetit në armatim
Përmbajtje dhe lidhjet e shumta të internetit e bëjnë internetin shumë të qëndrueshëm ndaj sulmeve fizike, megjithatë, kërcënime shumë më serioze ndaj gjendjes së tij aktuale paraqesin rregullativat shtetërore dhe censurat. Në ditët e hershme të pranverës arabe në Egjipt qeveria e Hosni Mubarakut ka tentuar të ndalë internetin për të pamundësuar rebelët që të organizohen përmes tij. Një metodë tjetër kufizuese që është në dispozicion të qeverive apo autoriteteve është futja e çmimeve të larta, respektivisht taksave, që interneti të bëhet i paarritshëm për masat e gjëra. Lehr konsideron që asnjë qeveri nuk mund ta shkatërrojë internetin, megjithatë mund ta dëmtojë seriozisht dhe t’ia pamundësojë apo ta bëjë joatraktiv për banorët e vet.
Çështja e ekuilibrit të vërtetë
Rregullativat e këqija ligjore, qoftë lokale apo ndërkombëtare, në mënyrë serioze mund të shkatërrojnë vlerën e internetit dhe mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të tij. Edhe pse disa versione të internetit do të ekzistojnë derisa të ekzistojë njerëzimi, hapja e tij mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme. Kjo hapshmëri është shumë e dobishme në aspektin shoqëror dhe ekonomik, por po ashtu është burim i shumë problemeve, konsideron Lehr – ajo mundëson sulme të pafundme të sigurisë dhe personale, dërgim të bërllokut (spamit), të viruseve, malware, etj. Por, Lehr është i bindur që zgjidhja është në sisteme më të mira të sigurisë, e jo në kufizimin e internetit. “Krijimi i këtij ekuilibri është sfidë e madhe dhe punë që akoma është para nesh”, ka konkluduar Lehr. (koha ditore)
Thu 8 Mar 2012 - 14:34 nga Shemsi