Minarja 1000 vjet e vjetër e xhamisë Umajad në Aleppo është shkatërruar gjatë përleshjeve midis forcave qeveritare dhe kryengritësve sirian
Lufta siriane deri tani ka vrarë më shumë se 70.000 njerëz, gjithashtu janë dëmtuar ose shkatërruar shumë vende arkeologjike dhe arkitektonike, disa prej të cilave janë nën mbrojtjen e UNESKO-s, siç është qyteti i vjetër i Aleppos, ku ndodhet xhamia.
Palët në konflikt fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e minares së xhamisë, e cila daton që nga shekulli 12.
Konfliktet kanë shkatërruar rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër të Alepos dhe shumica e xhamive tanimë janë gërmadha, njoftoin Reuters.