Dje, një shkarkesë elektrike nga një rrufe e fuqishme ka goditur majën e minares së Xhamisë së detareve në Ulqin, duke dëmtuar pjesën e epërme të minares
Goditja ka qenë mjaft e fuqishme dhe ka shkaktuar panik e frikë tek banorët e shtëpive që jetojnë në afërsi të xhamisë.
Rrufeja ka shkaktuar prishjen e pllakave të cilat janë shpërndarë disa metra larg xhamisë. Në të njëjtën kohe janë prishur linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe janë djeg të gjitha pajisjet elektrike të shtëpive në afërsi të xhamisë.
Ndoshta dëmet do të ishin më të mëdha nëse nuk do të kishte qenë i instaluar sistemi rrufepritës, thuhet në komunikatën e Bashkësisë islame të Ulqinit. Rrufeja ka goditur minaren dhe ka përfunduar në vendin ku mbaron sistemi i rrufepritës.
Banorët e shtëpive që gjenden në afërsi të xhamisë së detarëve, thonë se rrufeja ka qenë shumë e fuqishme. Sipas tyre një dritë e fuqishme ka rënë në minaren e Xhamisë së detarëve.
Xhamia e detareve është një nga xhamitë më të vjetra në Ulqin, e cila u rinovua vitin e kaluar. Ajo gjendet përskaj Plazhit të Vogël të Ulqinit