Në muret e jashtme të xhamisë Sherif Hali Pasha në qytetin bullgar Shumen, ku në përgjithësi banorët jan turq, me ngjyrë të kuqe është shkruar: “Vdekje për ju”. Sipas informatave të muftinisë bullgare, persona të panjohur shkrimet i kanë bërë mbrëmë, në orët e vona të natës.
“Vandalizmi në shoqërinë tonë në disa raste ka njollosur objektet dhe faltoret e muslimanëve. Këto veprime janë një përpjekje për të provokuar konflikte mes muslimanëve dhe jo muslimanëve”, thuhet në njoftimin e Muftinisë Kryesore.
Muftinia përmend se do t’i drejtohet institucioneve relevante me kërkesë që përgjegjësit e këtyre veprimeve të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar. Muftinia lokale në Shumen u ka bërë thirrje muslimanëve në këtë pjesë të vendit të jenë të qetë dhe të mos marrin asnjë iniciativë, njofton anadolija.
(Breziiri)