Komuniteti musliman në Gjermani për çdo vit nga data 3 tetor organizon "Ditët e hapjes së dyerve të xhamisë"
Në Gjermani xhamitë janë vërshuar nga qytetarët. Vetëm ato në krahinën e Rajnas Veriore-Vestfalia kanë pritur rreth 10.000 vizitorë që nga fillimi i "Ditët e hapjes së dyerve të xhamisë".
Vizitorët e të gjitha moshave dhe gjinive do të kenë mundësi që në gjuhën gjermane të informohen për Islamin, xhamitë, domethënien dhe funksionimin e tyre. Përveç kësaj, vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë gjatë thirrjes së ezanin, thirrjes së muslimanëve për namaz, si dhe gjatë faljes së një namazi ditorë.
Manifestimi "Ditët e hapjes së dyerve të xhamisë" do të zgjasë deri më 10 tetor 2013.