Duke kaluar përgjatë rrugës "Forchstrasse" në Cyrih, mund të vëreni diçka të pazakontë në minaren e xhamisë, e cila është mbështjell me petkun shumë ngjyrësh, si ylberi
Nuk ishte ndonjë veprim i organizatës së të gjelbërve, as i dikujt tjetër, por përkundrazi, këtë e kishin bërë udhëheqësit e xhamisë.
"Me këtë veprim ne duam të tregojmë shenja të paqes", tha imami Ahmed Sadaqat.
Përveç kësaj, këtë vit xhamia më e vjetër në Zvicër feston pesëdhjetëvjetorin e ekzistencës.
"Në kohën kur mbizotëron përçarja midis religjioneve ne duam të ftojmë për dialog dhe të inkurajojmë komunikimin ndërkulturorë", thonë organizatorët .
Motoja e bashkësisë islame është "Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd."