Më 11. 11. 2012 në Bashkësinë e shqiptarëve musliman në Wels u organizua manifestimi tradicional vjetor i quajtur „Tag der offenen Moschee“ – „Dita e hapjes së dyerve të xhamise“, ku të ftuar ishin edhe qytetarët austriak nga qyteti i Welsit.
Manifestimi filloi me recitimin e një pjese kur’anore nga ish-nxënësi i mektebit të xhamisë “Mesxhid el- Resul” në Wels Amir Arifi.
Pastaj, moderatorja e këtij manifestimi Esra Ahmeti e bëri një prezantim të shkurtër të xhamisë „Mesxhid el-Resul“ duke potencuar aktivitet më të rëndësishme dhe prioritet e Shoqatës për të ardhmen.
Në vazhdim manifestimin e përshëndeti imami i xhamisë Mag. Muhidin Ahmeti, i cili me atë rast tha se në fokus të aktiviteteve të xhamisë është edhe çështja e integrimit dhe bashkëjetesës më të gjithë njerëzit, qytetarët dhe qytetaret e Austrisë, pavarësisht nga përkatësia fetare, nacionale apo racore. E ardhmja e planetit tonë është nën duart e shoqërive pluraliste.
Pastaj, Djellza Kurtishi recitoi një lutje për paqen globale dhe vlerat universale të mësimeve profetike nga të gjitha religjionet kryesore monoteiste lidhur me bashkëjetesën e religjioneve, racioneve dhe civilizimeve.
Pastaj, manifestimin e përshëndeti z. Peter Lehner nga Këshilli bashkiak i Weslit dhe z. Alfred Wiesinger qytetar i Welsit – ish- inspektor i Arsimit për rrethin e Welsit.
Mysafir e këtij tubimi ishte Dr. Zekirija Sejdini, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë islame tëAustrisë, i cili mbajti ligjëratën me temën: „Roli i xhamisë në integrimin e shqiptarëve në Austri“.
Pas përfundimit të ligjëratës të pranishmit patën mundësinë të shijojnë specialitetet shqiptare, të përgatitura nga nënat shqiptare enkas për këtë manifestim.
Përgatiti: Fahire Ahmeti