Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës sot ka marrë nga Komuna e Prishtinës vendimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë.
Me këtë vendim, Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ndan truallin për ndërtimin e xhamisë afër Postës së Re, në ngastrën katastrale nr. 7437/17571, certifikata e pronësisë, nr. 4137, Zona kadastrale Prishtinë, Zona urbane, vendi i quajtur "Blloku III i ndërtesave", në sipërfaqe prej 8100 m katrorë.
Vendimi për dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë, është miratuar në mbledhjen e Asamblesë Komunale më 23 shkurt 2012.