Edhe përkundër pjesëmarrjes të mijëra banorëve të kryeqytetit Gjerman Berlinit, në një festë madhështore që u zhvillua të mërkurën para derës së Branderburgut historik, për nder të 22 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, në anën tjetër me mijëra banorë tjerë të qytetit, kanë shfaqur dëshirën e festimit të vendit të tyre me vizita praktike që kanë të bëjnë me këtë festë, duke ia mësy 20 xhamive që i kanë hapur dyert e tyre për të pranuar vizitorët në ditën e hapjes të xhamive.
Xhamia historike e Shuhedave në lagjen Noj Koln e populluar me shumicë arabe dhe turke që është ndër xhamitë kryesore nga tetë sa janë në Berlin, ka përgatitur festë popullore për ditën e hapjes së xhamive. Xhamia i ka hapur dyert e saja për 7 mijë vizitorët që kanë qenë tërë ditën e djeshme, me qëllim të njohjes së drejtpërdrejt të islamit, feja e cila është bërë debat i padiskutueshëm politik, shoqëror brenda Gjermanisë.
Në 670 xhamitë e Gjermanisë ka pasur 100 mijë vizitorë që kanë marrë pjesë në këtë festë nga 1000 xhamitë sa janë në gjithë Gjermaninë./mesazhi/Sh.Hulaj