Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Festohet fitorja e partisë së Erdoganit në Ballkan dhe në Gaza | |
- Përderisa partia AK e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan feston një fushatë të suksesshme zgjedhore lokale, gëzimi i tyre është ndarë nga shumë njerëz në të gjithë botën, sidomos në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Në Ballkan, festimet janë mbajtur rrugëve në kryeqytetin boshnjak Sarajevë si dhe në qytetin maqedonas të Shkupit, ku kryeministri Erdogan ka shumë simpatizues. Gjatë festimeve, fjalimi i fitores nga Kryeministri turk është përcjellë në ekran. Duke folur direkt për njerëzit e Ballkanit, Erdogan ka falënderuar të gjithë ata që kishin bërë lutje për një fushatë të suksesshme. Një numër i palestinezëve gjithashtu dolën në rrugët e Gazës për të festuar fitoren e Erdoganit, duke mbajtur flamurin turk krahas flamurit palestinez. Qeveria e Rripit të Gazës të hënën përgëzoi kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe partinë e tij për suksesin në zgjedhjet lokale të Turqisë. “Përgëzojmë Turqinë për suksesin e saj demokratik dhe ne shpresojmë se këto zgjedhje do të sjellin edhe më shumë zhvillim dhe përparim për Turqinë,” ka thënë zëdhënësi i qeverisë në Gaza, Ihab al – Ghusain, për Agjencinë Anadolu. Al - Ghusain, nga ana e tij, shprehu shpresën se Turqia do të vazhdojë të japë mbështetje për “popujt e persekutuar” dhe çështjen palestineze . “Turqia ka qenë gjithmonë mbështetëse e kauzës palestineze,” tha al – Ghusain. “Dhe ne besojmë se këto rezultate të zgjedhjeve do të forcojnë më tej mbështetjen e qeverisë turke për çështjen palestineze.”/mesazhi/:
| |
|