Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Kërkohet ndihma e Erdoganit për Burmali Xhaminë | |
Qytetarët myslimanë të Shkupit kërkojnë ndihmën e kryeministrit të Turqisë Taip Erdogani për të ndërprerë ndërtimin e hotelit mbi themelet e Burmali Xhamisë.
Pas botimit në “Lajm” të tekstit ku flitej për punimet që bëhen në vendin ku dikur ishte Burmali Xhamia, në adresë të “Lajm”-it kanë ardhur dhjetëra komente nga qytetarë të Shkupit, të cilët kërkojnë që kryeministri turk Erdogan të mos lejojë asnjë ndërtim mbi themelet e Burmali Xhamisë. “Vetëm Erdogani mund ti ndalojë ndërtimet mbi Burmalinë”, shkruan Ekrem. H. nga Shkupi.
“E lusim Erdoganin që të ndërmarrë diçka në lidhje me këtë çështje, pasi s’na ka mbet asnjë person apo subjekt politik ku të mund të drejtohemi”, shkruan një qytetar tjetër.
Rindërtimi i Burmali xhamisë ka qenë në agjendën e Turqisë, megjithatë deri më tani prej saj nuk ka ardhur asnjë reagim.
Deputeti Behixhudin Shehapo nuk habitet nëse prej Turqisë vjen ndonjë reagim. Nuk kam informacione, por nuk do të isha habitur nëse vjen ndonjë reagim nga Turqia, pasi Burmalia është në agjendën e Turqisë”, tha Shehapi për “Lajm”.
Ai para pak ditësh nga foltorja e parlamentit kërkoi që të distancohet shtëpia e oficerëve nga ai vend, pasi gjithnjë do të sjellë konflikte. “Shtëpia e oficerëve nuk e ka vendin aty, ajo duhet të distancohet”, tha Shehapi.
Ndërkaq, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM) po përgatitet për protestën masive të cilën e anuluan në mars për shkak të zgjedhjeve lokale dhe premtimeve që morën nga zyrtarët e qeverisë. Burime të “Lajm”-it nga BFIM pohojnë se po përgatiten për një protestë masive. “Meqë zyrtarët e Qeverisë nuk e mbajtën premtimin ne do ta organizojmë së shpejti protestën, ndoshta këtë të premte pas faljes së xhumasë, ose pas dy javëve”, tha i njëjti burim.
Në vendin e rrethuar prej kohësh, ekskavatorët vazhdojnë të punojnë, sigurisht edhe duke zhdukur nga nëntoka gjurmët e mbetura të Burmali Xhamisë dhe objekteve rreth saj.
Në fillim të vitit 2012 Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Komuna Qendër, i dhanë leje biznesmenit grek Kondominas, për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në sheshin e Qytetit të Shkupit, mbi themelet e xhamisë së Burmalisë.
Burmali Xhamia u ndërtua në vitin 1495 në anën e djathtë të lumit Vardar pranë Urës së Gurit në qendër të Shkupit. Ajo ishte njëra nga xhamitë më të bukura të Shkupit e cila u rrënua nga fanatikët ortodoks në vitin 1925. Në të njëjtin vit bashkë me Burmalinë u rrënuan 120 xhami në Shkup. | |
|