Hija është hapësira e errët më me pak dritë pas një trupi, që nuk lë të kalojë nëpër të rrezet e diellit ose të një burimi tjetër. Gjithashtu kur flitet për hijen kemi cilësime të ndryshme si hija e plotë, e madhe, e vogël, e rëndë, hija e mbrëmjes, hije e turbullt etj..
Gjithashtu hija ka kuptimin e saj të figurshëm, që do të thotë diçka që i ul dhe i errëson vlerat dhe meritat e një njeriu dhe ia vë në dyshim sjelljen dhe qëndrimin. Ndërsa fjala e urtë “ishte bërë hija e vetvetes” do të thotë pamja e një njeriu shumë të dobësuar e të tretur nga sëmundja.
Muslimanët sot janë futur nën hije, nuk duken, nuk shfaqen dhe nuk kanë qasje me ndikim në zhvillimet globale. Muslimanët gjithashtu e kanë parapëlqyer hijen, por kur u bënë hijedashës “i mori edhe hija”. Me hijen në fjalë kuptojmë se ata janë lënë në errësirë të pandriçuar. Allahu na ruajttë nga hija e ligë!
Umeti islam sot luftohet në besim, moral, ekonomi, familje, në të gjitha sferat e jetës. Fatkeqësisht ata prapë parapëlqejnë “hijen”! Janë disa bimë të imta që jetojnë vetëm nën hije, disa të tjera jo; nuk mund të zhvillohen, përkundrazi e kërkojnë diellin, që i jep energji dhe zhvillim me lejen e Allahut të Lartësuar.
Kështu disa muslimanë janë hijedashës ashtu si disa bimë. Kjo hije e ligë i ka kapluar fatkeqësisht edhe disa më të përkushtuar në fe, edhe pse janë më të vetëdijesuar, por përsëri janë nostalgjikë ndaj hijes dhe kjo i ka lënë peng të moslëvizjes, mosangazhimit, mospërpjekjes aktive dhe pozitive në zhvillimet globale.
O besimtarë!
Çfarë vlere ke ti si musliman nëse je figurë e paqartë për shkak të hijes?
Ulvi Fejzullahu
[justify]