Ndërsa po përjetohej dita e fundvitit,atë nuk po e zinte vendi.Si çdo natë e vitit të ri,edhe kjo natë do të kalonte shumë mirë dhe pasi t'u ketë dhënë dhurata nipërve,do të kthehej në shtëpi dhe do të shikonte televizion deri në mëngjes.
Pë t'i dalë përpara çdo të papriture, i kishte bërë gati që në mëngjes të gjitha pijet që kishte dhe shishen e gjërë që kishte në xhepnisi ta konsumonteqë tani.tani.Duke bërë të njëjtën gjë edhe në radhën e gjatë përpara vendit ku shiteshin biletat njerëzit nisën t 'i dukeshin dy e nga dy.
-Me sa duket e hëngrëm,tha me vete,por edhe kjo gjë është zbavitëse.
Kur erdhi radha e tij,ndjeu që dikush i vuri dorën në sup.U kthye dhe pa disa herë duke hapur e mbyllur qepallat e syve. Vetëmse atë njeri nuk shihte çift, por në formën e hijes.Tek po mendonte se kishte pirë shumë, hija iu afrua e i tha:
-Ju është dhënë shans gjatë gjithë kohës për një jetë të mirë.Por ju nuk e përdorët këtë shans dhe këmbëngulët me i te të tëra në të njëjtat gjëra të kqija.Mjaft tashmë,ikni shpejt.
Burri zgjati dorën për ta qëlluar këtë hije që ia prishi qejfin,por nuk e mbëriti dot.Patjetër që pija e kishte fajin.Më në fund,duke mos ia varur shumë,i tha:
- Nuk ta jap radhën! Do të blej një bilet llotarie,mund të fitoj edhe unë.A nuk është sot dita e fundit e vitit?!
S'kam dyshim që e keni radhën ju, tha hija.S'kam dyshim që edhe llotoja juve ju nuk është fundi i vitit,por fundi i jetës.Eja të shkojmë!