Në Medine ishte një njeri me emrin Faruk. Si gjithë të rinjtë tjerë kishte siguruar pakë të holla edhe ishte martuar. Gjatë martesës i kishte lindur një djalë.Shkonte mirë me bashkëshorten e tij, duheshin për hirë të Krijuesit të Gjithësisë. Kur djali i tij ishte në moshë të vogël Farukut iu desht të nisej në një udhëtim, një udhëtim të gjatë sepse distanca ishte shumë e madhe. Ishte një udhëtim shumë i rëndësishëm, ishte udhëtim i jetës së Farukut. Para se të nisej shkoi të bashkëshortja e tij dhe i tha: “Bashkëshortja ime do t’i le disa holla, nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë, merri dhe hargjoi për nevojat e shtëpisë dhe të djalit, dhe një pjesë të tyre ruaji sepse ndoshta do të na duhet kur të kthehem. U nis Farku për në udhëtim, por udhëtimi doli jashtë parashikimit, zgjati jashtzakonisht shumë sepse nga një vend shkoi në tjetrin, nga një popull në tjetrin. Koha kalonte dhe Faruku nuk ishte më i ri. Pas disa vitesh, ai vendosi të kthehej në qytetin e tij, në Medine. Malli e kishte marrë për familjen e tij, për djalin dhe bashkëshorten e tij. Në sytë e tij kishte pamjet e tyre, kishte djalin që po rritej dita ditës, kishte bashkëshorten e tij fisnike. Të gjitha këto ia shtonin më tepër dëshirën që ai të kthehej në shtëpinë e tij. Donte të arrinte menjëherë, por s’mundej, sepse mjeti i transportit ishte shumë i ngadaltë.
Pas një udhëtimi mjaft të gjatë, arriti në shtëpinë e tij. Kishte kaluar një kohë e gjatë, vitet kishin lënë gjurmë në pamjen e tij.
Sapo arriti te dera e shtëpisë, e hapi atë dhe menjëherë u fut në oborrin e shtëpisë.
Në hyrje të shtëpisë para tij doli një djalë i ri, Faruku u shtang. E kapi për fyti dhe i tha: “Si hyn në shtëpinë e tjetrit, a nuk e di se në këtë shtëpi ka gra që moralin e kanë gjënë më të shtrenjtë. Faruku tentonte t’i thoshte se kjo është shtëpia e tij, por djali i ri nuk e lejonte, u ngritën zërat, komshinjtë e dëgjuan dhe erdhën menjëherë, e panë gjithë skenën dhe i dhanë të drejtë djalit të ri.
Faruku në moment e sipër tha: “Çfarë bëni o njerëz, o krijesat e Krijuesit, unë jam Faruku.”
Nëna e djalit e cila ndodhej brenda shtëpisë sapo dëgjoi se ishte Faruku doli jashtë. Djali mori më shumë zemër dhe filloi t’i thoshte nënës: “Oj nënë, shiko se çfarë bën ky njeri. Si mund të futet në shtëpinë tonë!?”
Nëna me lot në sy i tha: “Biri im, ky nuk është i huaj, ky është babai yt… është Faruku.”
Djali dhe Faruku shpërthyen në lot, përqafuan njëri tjetrin dhe hynë brenda në shtëpi.
Atë moment thirri ezani dhe djali u ngrit e shkoi drejt në xhami që të falej, ndërsa Faruku qëndroi në shtëpi të çlodhej dhe të bisedonte me bashkëshorten e tij.
“Bashkëshortja ime besnike, pasi që u largova të lash disa të holla dhe të thash që mos t’i hargjosh të gjitha sepse nuk ishin pak dhe besoj se të kanë tepruar. Unë kam sjell edhe disa të tjera dhe mendova t’i bashkojmë dhe t’i kemi që me to të ndërtojmë diçka për jetën tonë, sepse jemi drejt plakjes.”
Bashkëshortja u zu ngusht sepse ato të holla i kishte hargjuar, por nuk dinte si t’ia thoshte bashkëshortit të saj.
“Do ta bisedojmë, in sha Allah”[size=16], i tha ajo.[/size]
U ngrit i fali dy rekate namaz, e luti Krijuesin që t’ia lehtësonte barrën.
Faruku u ngrit dhe shkoi të falej në xhami. Por, pasi që xhami ishte e mbushur, u detyrua të ulej në fund të xhamisë.
Pasi u falën, askush nuk po largohej. Faruku u habit se ç’po ndodhte. Një dalë i ri u ngrit në fillim të xhamisë dhe filloi të ligjeronte. Ai fliste aq bukur dhe aq rrjedhshëm sa që besimtërt filluan të përloten. Pasi përfundoi ligjerata, të gjithë të kënaqur e takaun, e përshëndetën dhe e falënderuan.
Faruku përshkak se ishte në fund të xhamisë nuk e vërejti kush ishte, pyeti një besimtar: “Vëlla i nderuar, kush është ky i ri që ligjeron kaq bukur dhe kaq pastër.”
“Ti nuk e njeh këtë dijetar që ka marrë mësim nga sahabet”[size=16], tha besimtari.[/size]
“Jo nuk e njoh”[size=16], iu përgjigj Faruku.[/size]
“Nga je ti?”[size=16] e pyeti besimtari.[/size]
“Nga Medina”[size=16], i tha Faruku.[/size]
Besimtari i habitur i tha: “Nga Medina, dhe nuk e njeh dijetarin tonë më të madh që kur flet ky heshtin njerëzit.”
“Nuk po e njoh sepse për vite me radhë kam qenë në udhëtim”[size=16], i tha Faruku.[/size]
“Ky është dijetari ynë i madh, që nga ai marrin mësim edhe dijetarët tjerë nga vendet tjera. Ky është djali i Farukut, më thanë që dje është kthyer nga udhëtimi dhe kishte ndryshuar në pamje shumë”[size=16], tha besimtari.[/size]
Faruku sapo dëgjoi këtë shpërtheu në lot. Qau pa pushim sepse e kishte lënë djalin e vogël e tashmë ai ishte rritur dhe ishte bërë një ndër dijetarët më të mëdhëenj në botën islame.
Faruku i përlotur shkoi në shtëpi dhe i tha bashkëshortes: “Jam shumë i lumtur po qaj nga gëzimi. Djali im … djali ynë, është një ndër dijetarët më të mëdhenj. O Zot çfarë kënaqësie e madhe ishte të shikoje gjithë ata njerëz që ishin mbledhur rreth djalit tonë dhe donin ta përqafonin dhe bënin lutje për të.”
Bashkëshortja e zgjuar i tha: “Çfarë do të jepje për këtë ditë?”
“Gjithë pasurinë që kam dhe gjithë këtë botë”[size=16], tha i lumtur Faruku.[/size]
“Atëherë e ke dhënë”[size=16], ia ktheu gruaja.[/size]
“Si kështu”[size=16], tha Faruku.[/size]
“Të hollat që ti mi le t’i ruaj i hargjova në edukimin e djalit tonë. Djali jonë nuk mori mësim vetëm në Medine, ai shkoi edhe në vende tjera, takoi sahabë, mori mësim prej tyre, mori urtësi dhe dituri dhe sot është dijetar i madh. Të hollat i shpenzova në rrugë të drejtë, në rrugën që edhe ne shpresojmë që të kemi shpërblim”[size=16], i tha gruaja.[/size]
“Hallall i ke bashkëshortja ime e ndershme dhe fisnike”.[size=16] Faruku u kënaq shumë dhe falënderoi Krijuesin për të mirat që ia kishte dhënë.[/size]
Në kohët e lashta njerëzit kanë sakrifikuar shumë, në atë periudhë janë detyruar të udhëtojnë me vite larg familjes. Udhëtimet ishin të gjata, por asnjëherë nuk e kan shkelë nderin dhe besnikërinë. Ata ishin njerëz që e kuptonin Islamin, kuptonin fenë e Zotit dhe ecnin me parimet e Tij.
Edhe pse udhëtonin larg familjes, mendjen e ksihin aty, nuk e braktisnin dhe mezi prsnin të ktheheshin.
Familja është e shenjtë. Bashkëshorti dhe bashkëshortja duhet të përpiqen që ta krijojnë një fole qetësie dhe dashurie, një fole ku do të rrisin fëmijë të edukuar, fëmijë që në të ardhmen do t’i japin dritë njerëzimit.
Zoti na i bëftë familjet tona fole dashurie ku besimi dhe veprat e mira do të jenë qëllimi jonë.