Vehbi bin Munebbih (Allahu e mëshiroftë) tregon:
Kur një mbret dëshiroi të shkonte diku,midis shumë veshjesh zgjodhi më të bukurën dhe midis shumë kuajve zgjodhi më të pashmin dhe më të fuqishmin.Pastaj doli për udhë me njerëzit e tij, duke ecur me krenari dhe mburrje.Në rrugë i doli përpara një njeri i mjerë dhe e kapi kalin prej kapistre.Mbreti bërtiti me ashpërsi:
-Kush je ti që më del përpara? Largohu nga rruga!
Ndërsa njeriu i mjerë,me butësi i thotë:
-Kam disa gjëra për të thënë!Është diçka me rëndësi për ty...
Mbreti,me kureshtje të madhe ,tha:
-Pa na i thuaj!
-Është diçka e fshehtë.Përkulu pak,që të ta them në vesh!
Mbreti u përkul dhe njeriu i tha:
-Unë jam Azraili,kam ardhur të ta mar shpirtin!
Mbreti u shastis dhe me panik të madh filloi t'i lutej:
-Të lutem,më jep pak kohë!...
Azraili i thotë:
-Jo!Për ty nuk ka më kohë!Nuk ke për 'tu takuar as me familjen tande!-dhe ia mori shpirtin në vend.
Më vonë Azraili,vazhdoi rrugën dhe u takua me një njeri besimtar.Pasi i dha selam, i tha:
-Kam një punë me ty.Do të ta them fshehtas,-dhe iu afrua te veshi duke i thënë se ishte Azraili.Besimtari u gëzua dhe tha:
-Mirë se erdhe! Kam kohë që të pres.Jam munduar shumë për t 'u pastruar nga mangësitë e të metat dhe për ta bërë më të metat dhe për ta bërë më të bukur çastin e vdekjes. Gjithmonë kam jetuar duke menduar për frymën e fundit dhe duke u përgatitur për të.
Azraili thotë:
-Atëherë,plotësoje pënën që je duke bërë.
-Puna ime më e rëndësishme është bashkimi me Allahun,-tha besimtari.Pas kësaj,meleku i vdekjes i thotë:
-Do të ta marr shpirtin,kur ti të jesh në gjendjen që dëshiron.
-A është e mundur kjo?- pyet besimtari.
-Po,kështu jam urdhëruar të veproj me ty,tha meleku.
Pas këtyre fjalëve, besimtari tha:
-Mirë atëherë, të marr abdes,të filloi namazin dhe ma merr shpirtin kur të jem në
.Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi.(Gazali,'-ihjauUlumidi' -d Din,vol.4,faq 834-5)