Pershendetja (Selami) nen hijen e Ajeteve Kuranore.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. (24. Nur: 27).
Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. (24. Nur: 61).
Kur të përshëndeteni nga dikush kthejani me përshëndetje më të mirë ose me (përshëndetje) të njëjtë! (4. Nisa: 86).
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesim me paqë!” Ai tha: “Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!” (E me vete tha): “ O Njerëz të panjohur!'' (51. Dharijat: 24:25).