Përshëndetja Islame.
Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahu xh.sh.Muhammedi a.s. ka thënë: "Pasiqë Allahu krijoi Ademin a.s. i tha: "shko te ata –Melekët ulur- dhe dëgjo se si do të përshëndetin, ngase ajo është përshëndetja yte dhe e pasardhësve tu.
(Ademi a.s.) u tha: "Es-selamu Alejkum" (melekët) u përgjigjën: "Es-selamu Alejke Ve Rahmetullah" e shtuan: "Ve Rahmetullah". (mutefekun alejhi).
Transmeton Amran ibn Husejn se një njeri erdhi te Pejgamberi, dhe tha: "Es-Selamu Alejkum" (i Dërguari ia ktheu (selamin), pastaj (njeriu) u ulë, dhe Muhammedi a.s. tha: dhjetë (sevape-të mira ), pastaj erdhi një tjetër dhe tha: "Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullahi" ia ktheu selamin dhe (njeriu) u ulë,Muhammedi a.s. tha: njëzet (të mira), më vonë erdhi një tjetër dhe tha: "Es-Selamu Alejkum Ve Rahetullahi Ve Berekatuhu" ia ktheu (selamin) dhe (njeriu) u ulë.
Muhammedi a.s. tha: tridhjetë (të mira). (transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Shpjegimi:
Selami në islam ka mënyrat që Muhammedi a.s i ka përdorur dhe ka lajmëruar se Allahu ia ka mësuar Ademit dhe pasardhësve të tij dhe ajo mënyrë është: "Es-selamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu"(Paqa, mëshira dhe begatit e Allahut qofshin mbi ju) .
Kjo mënyrë, është më e mira, por nëse e shkurton në "Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullahi" mjafton, ndërsa ai që e plotëson ka tridhjetë sevape (të mira).
Dobitë:
-Forma e selamit është: Es-Selamu Alejkum.
-Nëse shtonë: "Ve Rahmetullahi" është më mirë, e nëse e shtonë edhe "Ve Berekatuhu" është edhe më mirë.
Uzeir Ibrahimi.