Pas fitorës ndaj Augsburgut, Bajerni filloi festimin e titullit të ri të Bundesligas.
Në Botë filluan të çarkullojnë fotot dhe videoklipet të kremtimit të titullit. Videoklipi më interesant ishte ai, ku Jerome Boateng ndiqte Franck Riberyn nëpër fushë për ta lagur me birrë.
Gazetari gjerman ishte kurioz pse Ribery vraponte si i çmendur duke ikur nga shoku i tij.
"Unë jam musliman dhe nuk pi alkool. Nuk dua të kem kontakt me alkoolin. Më ndoqën dhe në fund më lagën me birrë, por kjo nuk është mëkat. Unë nuk kam pirë gjatë festimit, e as që e kam ndërmend ta bëj këtë", tha Ribery.
Bashkëshortja e Riberit është muslimane, prindërit e së cilës janë me origjinë nga Algjeria, ndërsa Ribery është francez i konvertuar në Islam, dhe e ka ndryshuar emrin në Bilal Yusuf Mohammed.
Ribery është zemëruar në Boatengun
Edhe pse para fillimit të festimit ai i porositi bashkëlojtarët që ta mbanin alkoolin larg tij, sepse ajo bie në kundërshtim me besimin e tij fetarë, disa nuk deshën ta respektojnë këtë.dhe vrapuan pas tij duke ia derdhur në kokë një gotë të madhe me birrë
Jerome Boateng, vendosi që edhe Ribery duhet të laget me birrë. Ai filloi ta ndjek francezin nëpr fushë. Ribery nuk ia doli t’i shmangej "larjes", dhe pasi u ngrit, ai nuk ishte i dispopnuar.
- Unë nuk dua të flas me Boatengun, ai e di se unë jam musliman, unë kam kërkuar që të tjerët ta respektojnë këtë. Ai nuk e respektoi", tha me zemërim Ribery.