Aeroransportuesi Turkish Airlines u ka ndaluar stjuardesave të përdorin buzëkuqët, me ngjyrë të kuqe ose rozë. Ky veprim ka shkaktuar debate të ashpra, dhe akuza kundër qeverisë si përpjekje për islamizim të shoqërisë
Në shenjë proteste kundër masave të aerotransportuesit kryesor turk, disa turke, në rrjetet sociale, kanë publikuar fotot e tyre me buzëkuqe.
Ky ndalim i transportuesi ajror, ka shqetëzuar turqit sekular.
“Kjo masë është poshtëruese. Si mund të përshkruhet ndryshe”, tha Gursel Tekin, nënkryetar i partisë kryesore opozitare CHP.
Turkish Airlines arsyetohet duke pretenduar se stafi preferon një grim të thjeshtë dhe ngjyra të moderuara. Dhe, duke pasur parasysh se paraqitja e fytyrës dhe e duarve të ekuipazhit janë të rëndësishme, është vërtetuar se pamja e natyrshme krijon një efekt më të përshtatshëm dhe të arritshëm në komunikim. Në muajt e fundit, kjo kompani e madhe ajrore, e cila 49% është pronë shtetërore, gjithashtu ka ndaluar shërbimin e alkoolit në fluturimet e brendshme.
Në muajin shkurt, Turkish Airlines ka marrë kritika për propozimin e uniformave të reja të stjuardesave, sipas të cilit gjatësia e fundeve duhet të jetë deri te nyjet e këmbëve, ndërsa kapelat në stilin osman.
Në adresë të partisë pro-islamike për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili është në pushtet për më shumë se një dekadë, vijnë akuza për përpjekje për të drejtuar vendin në një drejtim më konservatorë dhe religjioz.
Sot, nën qeverisjen e Erdoganit, në vendet publike vërehet një numër më i madh i femravetë mbuluara, në anën tjetër dukshëm është përhapur edhe ndalesa e alkoolit.