Stjuardesat egjiptiane të kompanisë ajrore ‘Egypt Air’ filluan ta bartin hixhabin për herë të parë që nga themelimi i kësaj kompanie në vitin 1932, njoftojnë zyrtarët e kësaj kompanie
Stjuardesat e para, të cilat punuan me mbulesën tradicionale të femrës muslimane, ishin ato të avionëve që fluturuan në drejtim të Xhides, në Arabinë Saudite.
Bartja e hixhabit është obligim për gratë muslimane, por kjo veshje tradicionale u ndalua gjatë sundimit të presidentit Hosni Mubarak në institucionet e caktuara, të tilla si televizioni shtetëror dhe transporti kombëtar ajrorë.
Gjërat ndryshuan pas fitores së Mohamed Morsit në zgjedhjet presidenciale të qershorit. Gratë e punësuara në televizion dhe ‘Egypt Air’ kanë nisur një fushatë duke kërkuar që t’ju lejohen bartja e hixhabit, si shumica e grave në Egjipt, citon AFP.
Kompania u ka lejuar stjuardesave bartjen e hixhabit pas grevave të ekuipazheve në shtator, ku përveç kësaj kërkese ata kërkuar edhe paga më të larta.
Një zyrtar i ‘Egjipt Air’ tha se për dizajnimin e një lloj kapele për 250 stjuardesa që duan të bartin hixhabin është kontraktuar një kompani e huaj.
Në shtator të këtij viti në televizionin shtetëror është paraqitur udhëheqësja e parë me hixhab