Muslimanët e Danimarkës, një nga vendet evropiane që është tronditur nga skandalet e mishit, kanë filluar t’i monitorojnë nga afër të gjitha detajet që lidhen me therjen hallall.
Skandali me mishin e kalit, pastaj me atë të derrit kanë tronditur besimin e popullsisë muslimane në vend.
Çështja e mishit hallall është ende aktuale në opinionin danez. Përfaqësues të kompanive udhëheqëse në këtë sektor kanë vizituar njërën prej thertoreve më të mëdha në vend.
Delegacioni ka kryer një inspektim të detajuar, duke filluar nga shëndeti i kafshëve, e deri te mënyra e therjes së tyre.
Delegacioni gjithashtu është interesuar nëse therja kryhet në përputhje me ligjin islam dhe kush është duke bërë therjen.
Në thertore janë punësuan dy punëtorë, muslimanë, të cilët janë përgjegjës për kontrollin e therjes hallall. Administrata daneze për ushqim të sigurtë është duke mbikëqyrë dhe kontrolluar biznesin në industrinë e mishit.
Aktivitetet e përmendura mundësojnë që muslimanët në këtë vend të ndjehen të sigurt gjatë konsumimit të mishit.[justify]