Dje në qendrën Skenderija në Sarajevë u hap zyrtarisht Panairi dhe forumi i parë hallall ‘SAHAF 2013’
Përveç organizatorëve, në ceremoninë e hapjes, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, rektorët e Universitetit të Sarajevës, ambasadorë dhe anëtarë e trupit diplomatik në BeH, përfaqësues të institucioneve të BeH, dhe shumë mysafirë të tjerë. " SAHAF është një ngjarje unike që mbledh përfaqësuesit e produkteve hallall nga vendi dhe rajoni. Dëshirojmë që këta prodhuesit të lidhen me kompanitë e mëdha në tregun hallall botëror. Shpresojmë që me ndihmën dhe mbështetjen tuaj do të kemi sukses", tha Alibegović, me shpresë që SAHAF në të ardhmen të rritet në manifestim tradicional. "Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për paraqitjen e menjëhershme të produkteve dhe komunikimin e të gjithë të angazhuarve dhe të interesuarve për produktet hallall. Ju falënderoj për bashkëpunim, dhe të gjithë pjesëmarrësve dhe vizitorëve të panairit u dëshiroj sukses në arritjen e të gjitha qëllimeve të tyre", tha anëtari i Këshillit SAHAF, dhe drejtori i Qendrës Kulurore dhe sportive Skenderija, Hajriz Beciroviç. Në Bosnjë, sistemi hallall dhe industria hallall zhvillohet që nga viti 2006, kujton drejtori i Agjencisë për certifikimin hallall Amir Sakiç. Ai shtoi se, edhe pse kjo rrugë nuk ishte e lehtë, janë arritur rezultate të rëndësishme. "Sistemi hallall ka përfunduar në BeH, e më pas është implementuar në rajonin e Evropës juglindore. Kriteret për marrjen e certifikimit hallall në BeH dhe në rajonin tonë janë plotësisht në përputhje me rekomandimet më të fundit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Industria hallall në këtë panair ka përmbushur plotësisht të gjitha kërkesat që mund të gjenden në çdo treg", tha Sakic. Me prerjën e shiritit të kuq është bërë hapja e panairit i cili do të zgjasë tre ditë. Përveç produkteve të ekspozuara të rreth 30 prodhuesve nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia, vizitorët do të kenë mundësi që përmes forumeve të mësojnë më shumë rreth produkteve hallall. Gjatë këtyre ditëve pritet të ketë edhe shumë aktivitete kulturore dhe argëtuese.[justify]